Jemen, vendkalimet kufitare mbeten ende të mbyllura për kalimin e ndihmave humanitare

2017-11-15 10:16:09 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Kombeve të Bashkuara u shprehën të gatshme për fillimin e negociatave me autoritetet e Arabisë Saudite për të hapur disa nga portet kryesore për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.

Portet e Hudaydah-së dhe Saleef-it mbeten të mbyllura pasi koalicioni i udhëhequr nga sauditët bllokoi hyrjen nga toka, deti dhe ajri për në Jemen në fillim të këtij muaji pasi një raketë balistike goditi një objektiv pranë aeroportit të Riadit.

Edhe fluturimet humanitare drejt kryeqytetittë Sana'a-së, mbeten gjithashtu të pezulluara.

Autoritetet saudite kanë hapur disa pika të tjera në Jemen për kalimin e ndihmave humanitare.

Arabia Saudite refuzon të lejojë futjen e mallrave në zonat e kontrolluara aktualisht nga forcat rebele Houthi. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore