"Boom Supersonic", drejt avionit më të shpejtë në botë për pasagjerë

2017-11-15 10:15:31 CRI Komenti juaj Printoni

Një kompani aviacioni në SHBA ka shfaqur ambicjet e saj në vazhdim të "Airshow" në Dubai, për prodhimin e avionëve supersonikë që mund të fluturojnë nga Nju Jorku në Londër rreth tre orë.

"Boom Supersonic" është drejt prodhimit të tipit demonstrues, XB-1.

Kompania me seli në Colorado synon të realizojë provën e parë të fluturimit vitin e ardhshëm.

Kreu i përgjithshëm i "Boom", Blake Scholl, shprehet i bindur për një avion të tillë supersonik.

"Mendoj që një supersonik i tillë mund të vijë vetëm nga një kompani e re dhe jo nga Boeing apo Airbus"

Synimi i "Boom"-it është të prodhojë një avion supersonik që do të fluturojë 2.6 herë më shpejt se avionët e tjerë komercialë.

Me këtë avion koha e fluturimit nga Nju Jorku në Londër do të jetë 3.5 orë, me një shpjetësi fluturimi 2,300 kilometra në orë me 55 pasagjerë në bord.

Scholl shton se kompania planifikon të nisë fluturimet për pasagjerë në fund të vitit 2023 si dhe parashikoi se kërkesa për këta avionë do të arrijë në 1000-2000.

Analisti i industrisë së aviacionit Andrew Charlton tha se ambicjet e "Boom" janë të larta, por kompania mund të përballet me sfidën e tërheqjes së kompanive ajrore, të cilat duan të përdorin avionët super të shpejtë.

"Është e vërtetë që "Boom" do të shkurtojë kohën e fluturimit nga 6 orë në dy apo tre orë, gjë që i vlen shumë udhëtarëve, por kompania duhet të të gjejë një numër kompanish ajrore në mbarë botën që janë të interesuara për këtë produkt. Ende nuk është e qartë se sa kompani ajrore do ta fusin këtë shërbim."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore