Rusia akuzon ShBA-në për mbrojtjen e militantët të ISIS në Siri

2017-11-15 10:14:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë akuzoi të martën koalicionin e drejtuar nga ShBA-ja se po ndërhyn në operacionet ajrore ruse duke mbrojtur militantët e Shtetit Islamik.

Militantët janë detyruar të zmbrapsen nga qyteti Abu Kamal në provincën Deir al-Zour, një nga bastionet më të mëdha që mbetet ende nën kontrollin e ISIS-it.

Ministra e Mbrojtjes e Rusisë theksoi se në kundërshtim me marrëveshjen e mëparshme, avionë sulmues hynë në hapësirën ajrore të qytetit Abu Kamal për të penguar punën e Forcës Ajrore të Rusisë.

"Ky veprim i koalicionit tregon se përparimi i trupave siriane drejt Abu Kamal-it ka prishur planet për krijimin e autoriteteve pro amerikane," thekson deklarata.

Autoritetet ruse thanë se koalicioni i ShBA-së refuzoi kategorikisht të bombardonte militantët e mbetur si dhe refuzoi thirrjet e përsëritura të ushtrisë ruse për të kryer operacione të përbashkëta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore