Kaliforni, 5 viktima nga të shtënat drejt një shkolle fillore

2017-11-15 09:40:09 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 5 persona u vranë dhe dy fëmijë u plagosën dje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një shkollë fillore në veri të Kalifornisë, njoftuan autoritetet, duke specifikuar se agresori ishte vrarë.

Të shtënat nisën në një shtëpi në një komunitet rural në orën 8:00 të mëngjesit të së martës, rreth 130 km larg nga Sacramento dhe përfunduan në një shkollën fillore të Rancho Tehamës, sipas policisë.

Autoritetet njoftuan se agresori nuk është identifikuar ende, por thuhet të jetë përfshirë në një grindje brenda shtëpisë, që ishte raportuar nga fqinjët, përpara se të niste edhe masakra. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore