Kina, numri një në listën e superkompjuterave me të shpejtë në botë

2017-11-14 18:28:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i ka kaluar Shtetet e Bashkuara në listën e 500 superkompjuterave më të shpejtë në botë.

Sipas sondazhit të fundit Top500, Kina ka 202 nga pajisjet kompjuterike më të shpejta të globit, duke u renditur e para. Ndërkohë, ShBA-ja ka 143 të tilla, niveli më i ulët që nga fillimi i këtij sondazhi të përdyvjetshëm 25 vjet më parë, por megjithatë duke zënë vendin e dytë.

Japonia renditet e treta me 35 sisteme dhe Gjermania e katërta me 20.

Në sondazhin e mëparshëm, të publikuar në qershor, ShBA-ja kishte 169 superkompjutora, në krahasim me 160 të Kinës.

Ky ndryshim në renditje pasqyron rritjen e investimeve të Kinës në kërkim-zhvillim, ku ajo zë rreth 20 % të vëllimit të përgjithshëm të shpenzimeve botërore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore