Ambasadorja Jiang Yu takohet me nënkryetaren e kuvendit Vasilika Hysi

2017-11-14 11:18:22 CRI Komenti juaj Printoni

"Kina i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me kuvendin shqiptar dhe është e gatshme të thellojë bashkëpunimin parlamentar mes dy palëve", u shpreh ambasadorja e Kinës Jiang Yu në takimin e djeshëm me nënkryetaren e kuvendit, Vasilika Hysi.

Ambasadorja Jiang Yu tha se marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë futur në një epokë të re dhe kanë dhënë rezultate të frytshme. Këto marrëdhënie shihen me besim dhe energji për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.

"Kina është e gatshme që së bashku me Shqipërinë të nxisë më tej bashkëpunimin e mbështetur nga parlamentet, qeveritë dhe partitë e dy palëve, për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë," tha Jiang.

Hysi, nga ana tjetër, tha se Shqipëria dhe Kina kanë miqësi të thellë dhe ky është mendim unanim në kuvendin e Shqipërisë.

"Ne jemi të kënaqur nga prirja pozitive e marrëdhënieve dypalëshe dhe parlamenti do të luajë rol pozitiv për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ndërsa nga ana legjislative e politike, kuvendi do të japë më shumë lehtësi për palën kineze", u shpreh zv/kryetarja.

"Shqipëria mirëpret më shumë ndërmarrje kineze në Shqipëri për të investuar dhe bashkëpunuar në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe turizmit," shtoi Hysi. (Jiang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore