Greqia do të shpërndajë një miliardë euro për qytetarët e goditur nga kriza

2017-11-14 10:51:41 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi dje se një fond prej një miliardë eurosh (1,17 miliardë dollarë) do t'u shpërndahen në 3.4 milionë qytetarëve që janë prekur nga masat shtrënguese.

"Sa më e mirë të jetë gjendja financiare, aq më shumë mbështetje do t'u jepet atyre që kanë nevojë", theksoi Ciprasi në një komunikatë për median.

Ky është viti i dytë radhazi që qeveria greke ndihmon ata që janë goditur më shumë nga kriza financiare, si pensionistët, familjet më të varfra dhe të papunët.

Kjo ndihmë është e mundur sepse në vitin 2016, Greqia arriti të realizojë suficitin e parë, duke përjashtuar kthimin e borxhit, sipas marrëveshjes me kreditorët. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore