ShBA-ja tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet e klimës

2017-11-14 10:50:13 CRI Komenti juaj Printoni

Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan vendimin për t'u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet e klimës.

Departamenti i Shtetit deklaroi se ShBA-ja ka ndërmend të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit menjëherë sapo të jetë e përshtatshme. Një vendim i tillë mund të ndryshojë nëse kushtet e marrëveshjes "do të favorizonin" popullin amerikan.

Komentet u bënë gjatë bisedimeve mbi çështjet klimatike të cilat nisën javën e shkuar në Bon të Gjermanisë.

Siria ndërkohë, ka njoftuar se do të nënshkruajë Marrëveshjen e Parisit. Kështu që Shtetet e Bashkuara mbeten i vetmi vend në botë që hedh poshtë paktin global mbi klimën. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore