Futboll, Shqipëria fiton ndaj Turqisë

2017-11-14 10:48:33 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria arriti një fitore të mrekullueshme ndaj Turqisë në Antalia. Skuadra arriti fitoren përmes një dygolëshi të Sadikut dhe një goli të të riut Grezda me pasimin e Sadikut.

Loja mori një tjetër rrjedhë pas minutës së 20', kur kuqezinjtë nisën të dalin në sulm dhe në rastin e parë të rrezikshëm edhe shënuan. E njëjta skemë u përsërit dhe në minutën e 36', kur Roshi pasoi sërish për Sadikun, i cili shënoi golin e dytë të sfidës dhe golin e dytë personal në këtë përballje.

Në pjesën e dytë, Turqia ishte më e saktë dhe do t'i mjaftonin vetëm 2 minuta për ta ngushtuar rezultatin në 2-1. Autori i golit për vendasit ishte talenti Udeer. Por, gëzimi i turqëve do të mbetej përgjysmë. I riu Grezda do të gjente për herë të parë rolin në karrierën e tij me kombëtaren. Lojtari 22-vjecar në minutën e '55 arriti me një goditje mjaft të prirët të gjunjëzoi portierin kundërshtar, duke e rritur sërish epërsinë në dy gola me kundërshtarët.

Sërish turqit nuk do të falnin dhe pak minuta më tej do të ngushtonin diferencën në 3-2 në minutën e 60-të me Emre Akbaba. Pas kësaj, rastet ishin të shumta për të dyja skuadrat, por nuk pati më gola dhe trajneri Panucci festoi një fitore mjaft të rëndësishme sa i takon besimit dhe moralit të skuadrës. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore