Ministrat europianë dhe afrikanë, marrëveshje për përmirësimin e kushteve të emigrantëve në Libi

2017-11-14 10:39:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministra nga Europa dhe Afrika kanë rënë dakord të përmirësojë kushtet e emigrantëve në Libi, duke përshirë dhënien e bursave për të emigruar ligjërisht në Europë.

Masat kanë për qëllim të ulin numrin e viktimave që trafikohen nëpërmjet shkretëtirës së Saharasë dhe Mesdheut.

Kalimi nga Afrika nën-saharjane për në Itali, është bërë rruga kryesore e refugjatëve për të shkuar në Europë.

Kjo rrugë mbetet e vetmja pas bllokimi të rrugëve detare nga Turqia në Greqi.

Deri tani, afro 110 mijë emigrantë kanë arritur në brigjet italiane. Autoritetet njoftojnë për mbi 2800 viktima të mbytur në Detin Mesdhe. Ndërkohë numri i të vdekurve në Sahara mbetet i panjohur. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore