Guvernatori:Puerto Rico-s i duhen 94 mld usd pas uraganit Maria

2017-11-14 10:38:49 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatori i Puerto Rico-s, Ricardo Rosello, tha se ishullit i duhet një ndihmë me vlerë 94.4 miliardë dollarë për t'u rimëkëmbur nga dëmet e shkaktuara nga uragani Maria.

Ai tha se do ta bëjë zyrtare kërkesën e tij për Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, së bashku me një vlerësim të hollësishëm të dëmeve.

Rosello i bëri thirrje Kongresit të miratojë një plan të ri për rishikimin e taksave që adreson nevojat specifike të territorit amerikan, për të shmangur një eksod të kompanive, që aktualisht kontribuojnë 42 për qind të PBB-së së ishullit.

Deri tani, Kongresi ka miratuar një fond ndihme prej afro 5 miliardë dollarësh për Puerto Rico-n, ku uragani Maria gjunjëzoi ishullin më 20 shtator si dhe shkaktoi ndërprerjen më të rëndë të energjisë elektrike në historinë e SHBA-së. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore