Brexit, Ligji i Tërheqjes nga BE-ja kthehet për rishqyrtim në parlament

2017-11-14 10:38:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri britanik i Brexit, David Davis, i siguroi ligjvënësit se vota e tyre do të jetë kuptimplotë për marrëveshjen përfundimtare të largimit nga blloku.

Ai njoftoi për arritjen e një kompromisi mes palëve për miratimin e ligjit që do të zëvendësojë paketën legjislative europiane.

"Parlamenti do të ketë mundësi ta shqyrtojë rresht për rreth këtë projektligj," tha Devis.

Ligji i Tërheqjes nga Bashkimit Europian do të kthehet për rishqyrtim në parlament ku pritet t'u nënshtrohet ndryshimeve drastike nga ligjvënësit.

Paketa në fjalë synon të parandalojë vakumin ligjor kur Britania të largohet nga blloku në vitin 2019.

Shumë deputetë e kanë kritikuar paketën, sepse ajo i jep shumë të drejta qeverisë duke anashkaluar parlamentin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore