Kina, Laosi zotohen të ndërtojnë një komunitet fatesh të përbashkët

2017-11-14 10:37:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Laosi ranë dakord të ndërtojnë një komunitet fatesh të përbashkët me rëndësi strategjike, marrëveshje e arritur gjatë vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Vientiane.

Kreu kinez zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Laosit dhe presidentin e vendit, Bounnhang Vorachit.

Kjo është vizita e parë në 11 vjet e një presidenti kinez në Laos.

Të dy palët kanë rënë dakord të konsolidojnë miqësinë tradicionale dhe të rrisin nivelin e partneritetit e strategjik gjithëpërfshirës.

Vientiane është stacioni i fundit i turneut të parë të presidentit Xi Jinping, pas Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së.

Para vizitës në Laos, kreu kinez mori pjesë në takimin e udhëheqësve të APEC-ut në Vietnam, ku gjithashtu zhvilloi një vizitë shtetërore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore