Kinë-ASEAN, drejt formulimit të vizionit për partneritetin strategjik

2017-11-14 10:36:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri Li Keqiang tha se Kina do të vazhdojë t'i japë përparësi ASEAN-it në kuadër të diplomacisë së fqinjësisë së mirë.

Li i bëri komentet të hënën gjatë bashkëdrejtimit të takimit të udhëheqësve të Kinës dhe ASEAN-it në Manila me presidentin filipinas Rodrigo Duterte.

Ai tha se ka fusha ku Kina dhe ASEAN-i mund të shtojnë bashkëpunimin, përfshi tregtinë, financat, infrastrukturën, rregulloret dhe personelin.

Li tha gjithashtu se Kina do të ofrojë bursa qeveritare për mbi 20 mijë studentë nga vendet e ASEAN-it në tri vitet e ardhshëm.

Kina dhe ASEAN do të fillojnë konsultimet mbi tekstin e Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, njoftoi të hënën kryeministri kinez Li Keqiang.

Në takimet e ministrave të jashtëm të ASEAN-it në gusht, Kina dhe vendet e ASEAN-it hartuan dhe miratuan kornizën e Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore, duke thënë se do të nisin konsultimet për tekstin e kodit brenda vitit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore