Bisedimet Shqipëri – Greqi, dy ministrat e Jashtëm i quajnë 'pozitive'

2017-11-13 10:51:45 CRI Komenti juaj Printoni
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përfunduan të dielën takimin treditor në Kretë dhe fluturuan së bashku drejt Athinës.

Në deklaratën e përbashkët të Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias, theksohet se diskutimet u fokusuan mbi çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve.

Në deklaratë nuk flitet konkretisht mbi çështjet e debatueshme që karakterizojnë marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës, por vetëm thuhet se takimi i Kretës ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Ndërkohë, të dy ministrat kanë rënë dakord për një takim tjetër, me format të ngjashëm, që do të mbahet muajt e ardhshëm në Shqipëri.

"Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive, duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre", thuhet në njoftimin e përbashkët të të dy ministrave. (TribunaNews/Leftion Peristeri )

Mrekulli
Lajmet Kryesore