"Sunday Times":40 deputetë mocion mosbesimi ndaj kryeministres May

2017-11-13 10:20:43 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 40 deputetë konservatorë britanikë ranë dakord për të nënshkruar një të mocion mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May, tetë më pak nga numri i domosdoshëm 48 që do të detyronte mbajtjen e  zgjedhjeve të reja për lidershipin e partisë, njoftoi të dielën gazeta "Sunday Times".

May ndodhet nën presionin e zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të kaluar, ku ajo humbi papritur shumicën në parlament.

Qeveria e saj ndodhet nën kritika edhe për menaxhimin e negociatave të Brexit me Bashkimin Evropian. Kritikët thonë se gjashtë raundet e negociatave kanë sjellë pak qartësi mbi procesin dhe afatet.

Ndërkohë, gazeta "Mail on Sunday" njoftoi mbi një letër sekrete që ministrat e kabinetit, Boris Johnson dhe Michael Gove i kanë dërguar Mayt, ku i kërkojnë negociata më të ashpra për Brexit.

(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore