Ambasadorja Jiang Yu prezanton në Tiranë rezultatet e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së  

2017-11-09 20:34:50 xinhua Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi të martën në Tiranë një veprimtari prezantuese për rezultatet e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së që u mbyll më 24 tetor në Pekin.

Ambasadorja Jiang Yu mbajti fjalimin me titull "Epokë e re, udhëtim i ri" para Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Parlamentit, diplomatëve, ish-ambasadorëve shqiptarë në Kinë, përfaqësuesve të Shoqatës së Miqësisë dhe të Këshillit të Biznesit Shqipëri-Kinë.

Znj. Jiang Yu vuri në dukje se Kongresi i 19-të solli një sërë rezultatesh politike, teorike dhe praktike, si dhe sqaroi zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze për epokën e re.

Kongresi i 19-të jo vetëm përcakton drejtimin dhe qëllimin e të zhvillimit të ardhshëm të Kinës, tha ambasadorja Jiang, por gjithashtu i jep forcë të re zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të ndryshme të botës.

Ajo shtoi se mendimi i presidentit Xi Jinping për ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze për epokën e re u sanksionua në Statutin e Partisë Komuniste të Kinës.

"Ky mendim u jep përgjigje pyetjeve se si do të zhvillohet socializmi me karakteristika kineze që ne do t'i përmbahemi, si duhet t'i qasemi atij, duke qenë se ai është fryt i përvojës dhe i urtësisë së PPK-së dhe popullit kinez. Epoka e re, në të cilën socializmi me karakteristika kineze ka hyrë, është epoka kur do të ndërtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse një vend i fuqishëm e modern, epoka kur do të realizohet ëndrra kineze e rilindjes së madhe të kombit kinez, epoka kur Kina po do t'i afrohet gradualisht qendrës së botës duke kontribuar më shumë për njerëzimin," theksoi Jiang.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se Partia Komuniste e Kinës i kushton rëndësi rinovimit të teorisë, ku pavarësisht qëllimit dhe skemave, më i rëndësishëm është zbatimi dhe veprimet konkrete.

Ajo prezantoi edhe objektivat për 'dy 100-vjetorët' dhe planifikimin e PKK-së për zhvillimin e vendit në 30 vitet e ardhshëm. Ambasadorja Jiang, e cilësoi si strategjik këtë plan, që vjen si një vendimi i rëndësishëm i partisë pas analizave të gjithanshme mbi gjendjen e brendshme dhe të jashtme, si dhe kushtet zhvillimore të Kinës. (Ky plan), ka një domethënie të rëndësishme për realizmin e'ëndrrës kineze' të rilindjes së madhe të kombit. 

Znj. Jiang Yu u shpreh se PKK-ja ka një mision historik, si dhe përgjegjësi politike në të mirë të njerëzimit. Diplomacia me karakteristika kineze i qaset rrugës së bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe zhvillimit paqësor, tha ajo.

"Zhvillimi i Kinës lidhet ngushtë me zhvillimin e vendeve të tjera të botës dhe mund të kryhet duke pasur një komunikim të mirë e me përfitime të ndërsjella," shtoi Jiang. "Kina do të jetë vazhdimisht një ndërtuese e paqes botërore, kontribuuese e zhvillimit dhe ruajtës së rendit të tanishëm ndërkombëtar."

"Nxitja e krijimit të marrëdhënie ndërkombëtare të tipit të ri dhe nxitja e krijimit të komunitetit të fateve të përbashkët të njerëzimit janë objektiva e përgjithshme të diplomacisë me karakteristika kineze në epokën e re. Ky objektiv i përshtatet prirjes së kohës për paqe, zhvillim, bashkëpunim dhe fitime të përbashkëta. I qëndron parimit thelbësor e traditës së mirë të politikës së jashtme të pavarur e paqësore e ndërthuret me zhvillimin e vetë Kinës. Ndërthuret me interesat e popullit kinez dhe ato të popujve të ndryshëm të botës," tha Jiang në fjalimin e saj.

Ajo shtoi se Kina dëshiron të punojë së bashku me vende e tjera, duke përfshirë Shqipërinë, për të nxituar krijimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Tipit të Ri, me respekt të ndërsjellë, barazi e drejtësi, bashkëpunim me leverdi reciproke, për të ndërtuar një botë të hapur, gjithëpërfshirëse, të pastër, të bukur e në paqe afatgjatë, me siguri të përgjithshme dhe lulëzim të përbashkët.

Ambasadorja Jiang u shpreh gjithashtu se Kongresi i 19-të theksoi ndër të tjerat se Kina do të nxisë aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadrin e nismës "Një Brez, Një Rrugë" dhe e ka sanksionuar në Statutin e Partisë nxitjen e ndërtimit të kësaj nisme sipas parimit të "konsultimit të përbashkët, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët të fitimeve".

"Kina, me ndërtimin e nismës "Një Brez, Një Rrugë" ka si prioritet nxitjen e një hapjeje të re e të gjithanshme ndaj botës, duke u ofruar vendeve të tjera tregun më të madh, më shumë kapitale, produkte të shumëllojshme, më shumë mundësi e bashkëpunim."

Pas fjalimit, pjesëmarrësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh dhe i uruan Kinës suksese për ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze për epokën e re, ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri dhe një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit. Shqipëria dëshiron të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmin e bashkëpunimit "16+1" për të shtuar gjallërinë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Bashkim Fino dhe anëtar i grupit Edmond Haxhinasto u shprehën të gatshëm për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke thelluar miqësinë tradicionale dhe zgjeruar bashkëpunimin konkret.

"Grupi i Miqësisë do të bëjë përpjekje për të nxitur krijimin e një kornize më të mirë ligjore që do të mundësojë shtimin e bashkëpunimit me palën kineze dhe do t'i ngrejë në nivele të reja marrëdhëniet dypalëshe," thuhet në deklaratën e Grupit të Miqësisë së Parlamentit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore