Szydlo: Transporti, fusha më premtuese e bashkëpunimit Kinë-EQL

2017-10-26 12:06:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja polake Beata Szydlo (Beata Shidvo) u shpreh të mërkurën se transporti është një nga fushat më premtuese të bashkëpunimit që Evropa Qendrore dhe Lindore mund të ketë me Kinën.

Ajo bëri këto komente gjatë takimit të dytë i ministrave të Transportit të vendeve të EQL-së dhe Kinës, të zhvilluar në Varshavë.

Gjatë ceremonisë së hapjes, Szydlo tha se Polonia ka në plan të zhvillojë infrastrukturën e vet të transportit, duke përfshirë lidhjet rrugore, hekurudhore, ajrore dhe detare, si dhe rrugët e brendshme ujore.

Zv.ministri kinez i Transportit He Jianzhong tha se Kina është e gatshme të punojë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për të nxitur integrimin e transportit në Eurazi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore