12 qytete zotohen për zero karburante fosile deri në 2030-n

2017-10-24 09:53:09 CRI Komenti juaj Printoni

12 qytete të mëdha, duke përfshirë Londrën, Parisin, Los Anxhelos-in dhe Cape Town u zotuan të hënën se do të blejnë vetëm autobusë me shkarkim zero të gazrave të dëmshëm nga viti 2025 dhe do të bëhen zona kryesore pa karburantet fosile deri në vitin 2030.

12 qytetet, me një popullsi totale prej pothuajse 80 milionësh, u zotuan se do të promovojnë ecjen, çiklizmin dhe përdorimin e transportit publik.

C40, një aleancë e qytetit që kërkon të ngadalësojë ngrohjen globale, ka vlerësuar se ka pasur 59,000 autobusë të të gjitha llojeve që operojnë në rrugët e 12 qyteteve.

Qytete të tjera janë Kopenhagen, Barcelonë, Quito, Vancouver, Mexico City, Milano, Seattle dhe Auckland. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore