FIFA: Cristiano Ronaldo rrëmben trofeun si lojtari më i mirë i vitit

2017-10-24 09:52:24 CRI Komenti juaj Printoni

Dje në Londër, Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e FIFA-s si lojtar i vitit 2017.

Sulmuesi portugez rrëmbeu trofeun e vitit duke lënë pas Lionel Messi-n e Barcelonës dhe Neymar të Paris St-Germain-it.

Në sezonin e kaluar, Ronaldo ndihmoi Real Madridit të fitojë trofe në Ligën e Kampioneve dhe La Liga të Spanjës.

Lieke Martens e Barcelonës dhe Holandës fitoi çmimin e lojtares më të mirë të vitit, ndërsa Zinedine Zidane mori çmimin e trajnerit më të mirë, ndërsa Sarina Wiegman nga Holanda është nderuar si trajnerja më e mirë e vitit.

Votimi u realizua nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare, gazetarët dhe për herë të parë nga tifozët në internet. (Jiang Lei)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore