Kina zotohet të reduktojë më tej përqendrimin e grimcave PM2.5

2017-10-24 09:51:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina synon të reduktojë përqendrimin e grimcave të dëmshme PM2.5 në 35 mikrogramë për metër kub nga viti 2035 nga 47 mikrogramë për metër kub që e miratoi në vitin 2016.

Sipas ministrit të Mbrojtjes së Mjedisit, Li Ganjie, ky objektiv do të jetë shumë i vështirë për t'u përmbushur.

Dendësia e PM2.5-s mat përqendrimin në ajër të grimcave të dëmshme dhe shpesh përdoret si tregues për nivelin e smogut.

Deri në vitin 2020, përqindja e ditëve me cilësi të mirë të ajrit duhet të arrijë 80 për qind në 338 qytete, tha ministri. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore