Kina komenton për fitoren e bllokut qeverisës në Japoni

2017-10-24 09:36:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha se Kina shpreson që Japonia do të marrë masa konkrete për nxitjen e stabilitetit dhe të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

"Kina ka parë rezultatin e zgjedhjes së Dhomës së Ulët të Japonisë. Pala kineze i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Japoni. Shpresojmë që Japonia do të zbatojë me përpikmëri katër dokumentet politike dhe konsensusin e arritur mes dy palëve si dhe të marrë masa konkrete për përmirësimin e stabilitetit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë se Japonia do të vijojë rrugën e zhvillimit paqësor dhe do të luajë një rol konstruktiv për paqen dhe stabilitetin rajonal."

Komentet e Geng vijnë pas fitores së gjerë të kryeministrit konservator japonez në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koalicioni i formuar nga partia liberal-demokrate (PLD, e djathta) e Abe-s dhe partia Komeito (qendra-e djathtë) siguruan 313 vende nga 465 të Dhomës së Ulët, sinonim i një shumice me dy të tretat. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore