Sistemi i pozicionimit Beidou tani gjerësisht i përdorur

2017-10-23 09:56:54 CRI Komenti juaj Printoni

Sistemi i pozicionimit Beidou i Kinës është përdorur gjerësisht në fusha të ndryshme si dhe tani është pjesë e qindra milionë celularëve. Ai filloi të ndërtohet në vitet 90' të shekullit të kaluar.

Shkallën e gjerë të përdorimit të sistemit Beidou e njoftoi të dielën duke folur me gazetarët profesori i Institutit të Shkencave Elektronike e të Inxhinierisë të Universitetit të Teknologjisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës dhe delegati i Kongresit të 19-të të PKK-së, Wang Feixue.

Profesor Wang ka marrë pjesë në studimet dhe ndërtimin e sistemit Beidou në faza të ndryshme duke arritur së bashku me kolegë të tjerë përparime të rëndësishme teknologjike. Profesor Wang u shpreh se ai është dëshmitari i lindjes dhe i zhvillimit të sistemit Beidou, që tani mbulon mbarë globin:

"Për shumë vitesh kërkimi, mësuam përdorimin e sistemit të pozicionimit satelitor për përcaktimin e drejtimit dhe të vendndodhjes. Njëkohësisht disa mënyra të reja të jetesës të lindura vitet e fundit si blerja në internet, posta e shpejtë, biçikletat inteligjente etj., nuk mund të ndahen nga informacionet e pozicionit dhe të kohës të dhëna nga sistemi satelitor. Sistemi i pozicionimit satelitor është një vepër e madhe e sistematike. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të qindra institucioneve e dhjetëra e mijëra punonjësve, tani sistemi Beidou përdoret gjerësisht. Jam shumë krenar për kontributin e dhënë për ndërtimin e këtij sistemi."

Profesor Wang Feixue shtoi se teknologjia dhe shkenca janë fuqia themelore dhe rezultatet studimore në fushën e teknologjisë së mbrojtjes kombëtare duhet të plotësojnë kërkesat e shtetit dhe të ushtrisë. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore