Japoni, fitore e gjerë e kryeministrit Abe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

2017-10-23 09:49:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri konservator japonez regjistroi sot një fitore të gjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas sondazheve paraprake, duke fituar në këtë mënyrë bastin e tij për të siguruar një mandat të ri në krye të ekonomisë së tretë botërore.

Koalicioni i formuar nga partia liberal-demokrate (PLD, e djathta) e Abe-s dhe partia Komeito (qendra-e djathtë) siguruan 283 vendeve nga 465 të Dhomës së Ulët, sinonim i një shumice me dy të tretat.

Në pushtet prej fundit të 2012, pas një mandati të parë të dështuar në 2006-2007, Abe 63 vjeç mund të qëndrojë në këtë mënyrë në krye të pushtetit deri në 2021, dhe për të arritur rekondin e jetëgjatësisë së një kryeministri japonez.

Analistët vendas thonë se rezultati i hap rrugën Abe-s për të realizuar ambicjen e tij për një kohë të gjatë të rishikimit të kushtetutës pacifiste të pasluftës. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore