Arabia Saudite dhe Iraku drejt formimit të një këshilli koordinues

2017-10-23 09:48:07 CRI Komenti juaj Printoni

Arabia Suadite dhe Iraku nënshkruan një marrëveshje për formimin e një këshilli koordinues.

Këshilli, i cili u miratua nga kabineti saudit në gusht, synon të përmirësojë nivelin e marrëdhënieve strategjike, kulturore dhe të investimeve ndërmjet dy vendeve, duke hapur një dritare për rimëkëmbjen e ekonomisë irakiane.

Marrëveshja u nënshkrua të dielën në Rijad nga mbreti i Arabisë Saudite dhe kryeministri irakian.

Dy muaj më parë Arabia Saudite dhe Iraku planifikuan hapjen e kufirit Arar për tregti mes dy vendeve, për herë të parë nga viti 1990. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore