Kapet i dyshuari për sulmin me thikë në Mynih

2017-10-22 09:49:53 CRI Komenti juaj Printoni

Policia gjermane beson se ka kapur autorin e plagosjes së të paktën pesë vetave me thikë në Mynih.

Zëdhënësi i Policisë së Mynihut Marcus Matins thotë se po shqyrtojnë deklaratat e dëshmitarëve për të përcaktuar nëse kanë ndaluar të dyshuarin e duhur:

"Autori arriti të largohej për njëfarë kohe. Sigurisht hartuam planin tonë të emergjencës. Kur vuri re policinë, i dyshuari u përpoq të ikte, por u kap menjëherë. I dyshuari ka përputhje të madhe me përshkrimin që na është dhënë."

Njoftohet se i dyshuari është në të 40-at dhe filloi të sulmonte njerëzit me thikë të shtunën në mëngjes.

Të gjitha viktimat pësuan vetëm lëndime të lehta.

Policia nuk ka dhënë asnjë motiv të mundshëm për sulmin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore