Ambasadorja kineze viziton ekspozitën e akuarelistëve nga Kina e Shqipëria

2017-10-22 10:46:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu mori pjesë të premten në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së punimeve në akuarel të piktorit shqiptar Helidon Haliti dhe atij kinez Li Xiaocheng. Ekspozita, me titull "Home and abroad", është e vendosur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Në ceremoninë e hapjes, ambasadorja Jiang u shpreh se organizimi i suksesshëm i ekspozitës ka krijuar një urë të re kulturoro-artistike mes të dy popujve.

Sivjet, Kina dhe Shqipëria kanë ruajtur shkëmbimet e shpeshta njerëzore e kulturore, duke përfshirë vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve të mediave, grupeve studimore, të të rinjve, orkestrave simfonike, teatrove etj. Kontaktet e tilla kanë forcuar miqësinë dhe njohjen e dy popujve, theksoi përfaqësuesja e diplomacisë kineze në Shqipëri.

Ekspozita në Tiranë është ekspozita e dytë e hapur nga mjeshtrat Li Xiaocheng dhe Helidon Haliti, pas organizimit të suksesshëm të ekspozitës së parë në qytetin Shantou të Kinës Juglindore. Ekspozita, që përbëhet nga 40 piktura nga secili artist, paraqet doket e zakonet dhe peizazhet natyrore të Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore. Z. Haliti tregon në veprat e tij zotërimin mjeshtëror të teknikave dhe stilit tradicional të pikturës kineze të akuarelit.

Me përmbajtjen e re e të pasur dhe stilin e natyrshëm e plot freski, ekspozita ka tërhequr shumë dashamirës të artit dhe përfaqësues të mediave. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore