Ekspertët në SHBA vlerësojnë zhvillimin e shoqërisë kineze

2017-10-21 10:35:35 xinhua Komenti juaj Printoni

Në ceremoninë e hapjes së Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, sekretari i përgjithshëm i Partisë Xi Jinping mbajti një raport për punën në pesë vjetët e fundit dhe planifikimin e qeverisjes së vendit në të ardhmen. Drejtori i Qendrës Studimore mbi Kinën pranë think-tankut amerikan, Brookings Institute, Dr. Li Cheng u shpreh në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës se raporti ka përfshirë pothuajse të gjitha aspektet e zhvillimit të shoqërisë kineze.

Pika që tërhoqi më shumë vëmendjen e z. Li ishte theksi tek përpjekje për të trajtuar çështjen e zhvillimit të paekuilibruar dhe për të përmbushur nevojat gjithnjë në rritje të njerëzve për një jetë më të mirë. Z. Li është i mendimit se synimi thelbësor i ndryshimit të zhvillimit "të paekuilibruar dhe jo të plotë" është zhvillim i ekuilibruar që mund të përfshijë fushat si zhvillim urban e rural, ngushtimi i hendekut të të ardhurave, sfidat e mjedisit natyror, përmirësimi ligjor etj.

Në vitet 80', ish-udhëheqësi i Kinës Deng Xiaoping nxorri në pah se kontradikta kryesore e shoqërisë kineze në atë kohë qëndronte tek aftësia e prapambetur prodhuese dhe kërkesës në rritje të popullit për jetën materiale dhe kulturore. Prandaj, përcaktimi i ri i ndryshimit të kontradiktës ka ndikim afatgjatë dhe rëndësi të gjithanshme, duke paraqitur edhe kërkesa të reja për punët e PKK-së në qeverisjen e vendit.

Dr. Li është i mendimit se në reagimin e këtij ndryshimi, Kina duhet të vijojë në nxitjen e reformave të domosdoshme.

"Mendoj se detyrat e ardhshme janë arritja e unanimiteti të ri të mendimeve dhe nxitja e reformave të domosdoshme si përshembull nxitja e rolit të tregut të hapur, hapje e mëtejshme ndaj botës së jashtme në fushën e tregtisë dhe të investimeve të huaja", tha z. Li.

Ai shtoi në intervistë se e duke i bërë retrospektivë së kaluarës, sistemi demokratiko-ligjor me karakteristika kineze po ecën në rrugën e vetëzhvillimit dhe bota duhet të ketë besim dhe të tregojë durim ndaj Kinës. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore