BE-ja i hap rrugën fazës së dytë të bisedimeve për "Brexit"

2017-10-21 10:32:41 xinhua Komenti juaj Printoni

Këshilli Europian i ndez dritën jeshile fillimit të bisedimeve për fazën e dytë të negociatave të "Brexit".

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk shprehet se mungesa e progresit të mjaftueshëm nuk do të thotë se nuk ka fare progres.

"Sot Këshilli vendosi të nisë bisedimet parapërgatitore mbi kornizën e marrëdhënieve në të ardhshmen dhe për aranzhimet kalimtare. Dua t'i siguroj miqtë tanë britanikë se në punën tonë të brendshme, do t'i marrim në konsideratë propozimet e paraqitura. Kështu negociatat vazhdojnë dhe ne do të vijojmë qasjen pozitive dhe konstruktive."

Nëse Këshilli bie dakord në sesionin e ardhshëm në dhjetor se është arritur progres i mjaftueshëm, faza e dytë mund të nisë në një të ardhme të

afërt.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se bashkëpunimi ndërmjet vendit të saj dhe BE-së nuk do të ndalojë, pavarësisht "Brexit"-it:

"Britania do të qëndrojë përkrah BE-së si një partnere e fortë dhe e përkushtuar."

Bisedimet e Brexit nisën më 19 qershor, rreth një vit pas votimit të Britanisë për të lënë bllokun. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore