Xia Yongmin: Shkëmbimet kulturore lidhin më shumë popujt

2017-10-21 11:19:17 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten, delegatë të Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës nga qarqet kulturore e artistike u takuan me gazetarë kinezë e të huaj për të shkëmbyer mendime për shkëmbimet kulturore.

Delegati i Kongresit të 19-të dhe drejtori i qendrës së transmetimeve në rajonin e Azisë Perëndimore e të Afrikës të Radios së Jashtme të Kinës (CRI) Xia Yongmin u shpreh se kultura është një platformë e rëndësishme për të lidhur më shumë popujt e ndryshëm me njëri-tjetrin. Vitet e fundit, CRI-ja ka organizuar një sërë aktivitetesh të shkëmbimeve kulturore si përkthimi i filmave e dramave televizive etj., për të nxitur shkëmbimet kulturore midis Kinës e vendeve të ndryshme.

Xia Yongmin shtoi se shkëmbimet kulturore janë një pjesë e rëndësishme përbërëse në nismën "Një brez, një rrugë" që kanë nxitur njohjen midis vendeve me kulturë e zakone të ndryshme. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore