Studiuesit: Politika e ardhme e Kinës tërheq interesimin e botës

2017-10-20 10:37:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalimi mbi 3 orë i presidentit të Kinës Xi Jinping në Kongresin e 19-të Kombëtar që u hap më datën 18 tetor në Pekin tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Kryetari i Shoqatës së Krijimit të Biznesit të "Rrugës së Re të Mëndafshit" të Bullgarisë, studiuesi Nikolay Marinov tha se hapja e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së dhe politika e ardhme e Kinës tërheq vëmendjen e madhe të botës.

Marinov tha se Kongresi i 19-të që po zhvillohet, do të ngrejë statusin e pozitën e Kinës në botë. Nisma "Një brez, një rrugë" e propozuar nga Kina dhe sistemi i bashkëpunimeve mes vendeve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës do të nxitin bashkëpunimin botëror në shumë drejtime pozitive. Ai sugjeroi se duhet të forcohen prezantimet mbi rolin e ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë" për përmirësimin e nivelit të jetës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në vendet pjesëmarrëse, të cilat do të favorizojnë zbatimin dhe përhapjen e kësaj nisme. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore