Kina do të devijojë më shumë ujë nga Lumi Jance në Shandong

2017-10-20 10:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka në plan të devijojë më shumë ujë nga Lumi Jance në provincën Shandong.

Mbi 1 miliard metër kub ujë nga Lumi Jance do të devijohen në Shandong përmes kanaleve dhe pompave.

Puna e devijimit është planifikuar të përfundojë në maj.

Shandong ka marrë tashmë 2 miliard metër kub ujë përmes projektit, i cili është një ndër skemat më gjigante infrastrukturore në vend. Ai është projektuar për të marrë ujin nga jugu i lagësht drejt veriut të thatë.

Përveç Shandong-ut, projekti ka transferuar 10 miliardë metër kub ujë në zonat përfshi Pekinin dhe Tianjin-in, prej të cilave kanë përfituar 53 milionë banorë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore