Ekonomia kineze vazhdon rritjen e qëndrueshme në nëntë muajt e parë

2017-10-20 10:11:05 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare të publikuara të enjten tregojnë se ekonomia e Kinës ka vazhduar rritjen e qëndrueshme, me një rritje të GDP-së 6.9 për qind në tre tremujorët e parë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për nëntë tremujorë me radhë, rritja ekonomike e Kinës ka qenë midis 6.7 dhe 6.9 për qind.

Xing Zhihong, zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave, vëren se janë bërë përmirësime në strukturën ekonomike dhe në rritjen e cilësisë:

"Bazuar në llogaritjet paraprake, prodhimi i brendshëm bruto në tre tremujorët e parë u rrit me 6.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana industriale, industria e lëndëve të para u rrit 3.7 për qind, industria e prodhimit dhe e përpunimit me 6.3 për qind, ndërsa e shërbimeve 7.8 për qind."

Wendy Chan, ekonomiste në firmën japoneze të letrave me vlerë "Nomura", thotë se rritja e sektorit kinez të shërbimeve tregon një zhvendosje të modelit të rritjes:

"Lidhur me rritjen, ne shohim se, pavarësisht nga moderimi i rritjes së GDP-së, ka pasur rritje të sektorit të shërbimeve, dhe gjithashtu është rritur kontributi i konsumit në GDP. Kjo do të thotë një zhvendosje e modelit të rritjes nga ai i nxitur nga investimet në një të nxitur më shumë nga konsumimi. Kjo është gjë pozitive."

Mrekulli
Lajmet Kryesore