Tusk: Vendet e BE-së të japin fonde "të mjaftueshme" për ndalimin e migrimit të paligjshëm

2017-10-20 10:10:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka theksuar se vendet anëtare të BE-së duhet të japin para të "mjaftueshme" për një fond për pengimin e migrimit të paligjshëm nga Afrika e Veriut.

Tusk tha se udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord mbi nevojën për ta ndihmuar Italinë ta menaxhojë rrugën e Mesdheut Qendror, që lidh Libinë me Italinë dhe që është cilësuar si "rruga më vdekjeprurëse" në Evropë nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) në një studim të publikuar në shtator.

"Udhëheqësit (e Bashkimit Evropian) ranë dakord ta mbështetin më shumë kryeministrin italian Gentiloni për bashkëpunimin e Italisë me autoritetet libiane. Ne kemi një mundësi reale për mbylljen e rrugës së Mesdheut Qendror. Prandaj vendosëm që shtetet anëtare duhet të sigurojnë fonde të mjaftueshme për pjesën e Afrikës së Veriut në Fondin e Emergjencës të BE-së për Afrikën, ndërsa Komisioni (Evropian) duhet të sigurojë që këto para të përdoren për të frenuar migrimin e paligjshëm," tha Tusk.

Mrekulli
Lajmet Kryesore