Irak: Qeveria, thirrje vendeve të mos furnizojnë me naftë Rajonin e Kurdistanit

2017-10-20 10:09:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria irakiane e Naftës deklaroi të enjten se pa autorizimin e qeverisë qendrore të Irakut, kompanitë e huaja të naftës nuk duhet të furnizojnë me naftë rajonin e Kurdistanit.

Ministri i Naftës së Irakut deklaroi se sipas Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, vetëm qeveria qendrore e Irakut dhe Ministria e Naftës kanë të drejtë të nënshkruajnë kontratat dhe marrëveshje me vendet e tjera mbi hapjen dhe investimin për burimet e naftës dhe të gazit natyror të Irakut.

Të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e tjera janë të paligjshme. Eksporti i naftës është burimi i rëndësishëm financiar i rajonit autonom të Kurdistanit. Më 16 tetor, Ministria e Naftës së Irakut, njoftoi se qeveria qendrore ka siguruar kontrollin e të gjitha fushave të naftës në Kirkuk. Operacioni në Kirkuk nga ana e forcave irakiane të sigurisë vjen disa javë pas referendumit të jashtëligjshëm të Administratës Rajonale Kurde për shkëputje nga Iraku të mbajtur më 25 shtator, i cili po ashtu u zhvillua edhe në disa zona të kontestuara, përfshirë Kirkukun. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore