Kina miraton vaksinën kundër Ebola-s

2017-10-20 21:14:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kina miratoi zhvillimin brenda vendit të vaksinës kundër Ebola-s, njoftoi të premten Administrata Kombëtare e Kinës për Ushqim dhe Ilaçe.

Vaksina u zhvillua bashkërisht nga Akademia Ushtarake për Shkencat Mjekësore dhe kompania "CanSino Biologics INC".

Miratimi i kësaj vaksine e bën Kinën vendin e tretë në botë pas ShBA-së dhe Rusisë në zhvillimin e vaksinës kundër Ebola-s.

Virusi Ebola u zbulua në vitin 1976 dhe shkaktoi dëme të rënda në disa vende afrkane, si Guine, Liberi dhe Sierra-Leone qysh nga vitit 2013, me pasojë vdekjen e mbi 11 mijë njerëzve. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore