Putini e konsideron "jashtëzakonisht të hapur" Kongresin e 19-të të PKK-së

2017-10-20 17:07:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka quajtur Kongresin e 19-të Kombëtar të PKK-së "të hapur si kurrë më parë", dhe shtoi se vendi i tij "ka plane të mëdha bashkëpunimi" me Kinën.

Duke komentuar, Putin e quajti Kinën një helikë të madhe të ekonomisë globale.

Edhe pse rritja e GDP-së në Kinë u ngadalësua disi në 6.8 për qind në tremujorin e tretë të 2017-s, ai beson se reforma e tanishme strukturore do të çojë në një rritje të qëndrueshme.

Putini shtoi se Rusia ka plane të bashkëpunojë me Kinën në fushën e hapësirës ajrore, teknologjinë e lartë dhe në energji, të cilat ai i quan baza për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore