Franca njofton parandalimin e 13 sulmuese terroriste

2017-10-19 10:44:25 CRI Komenti juaj Printoni

Franca ka parandaluar këtë vit 13 sulme terroriste, tha të mërkurën presidenti Emmanuel Macron, ndërsa nënvizoi se terrorizmi mbetet ende kërcënimi kryesor i sigurisë së vendit.

Macron nënvizoi se që nga nëntori i vitit 2015 Franca ka forcuar masat kundër terrorizimit dhe ka mbajtur në fuqi në gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare. Ai shtoi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet në muajin nëntor dhe lufta kundër terrorizmit do të forcohet nëpërmjet zbatimit të projektit të ri ligjor, i cili të mërkurën mori dhe miratimin e senatit.

Presidenti Macron vuri në dukje se sivjet janë vrarë 10 zyrtarë të policisë dhe ushtarë gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa u shpreh i vendosur për të goditur veprimtaritë e dhunshme që kërcënojnë sigurinë e policisë. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore