Matlë, kryeministri Muscat premton drejtësi pas vrasjes së gazetares Galizia

2017-10-19 10:19:19 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri maltez, Joseph Muscat, pranoi se gazetarja dhe blogerja e vrarë të hënën ishte kundërshtarja e tij më e madhe, por premtoi se do të gjente dhe do të nxirrte para drejtësisë vrasësit e saj.

Muscat, i akuzuar nga i biri i gazetares Daphne Caruana Galizia si përgjegjësi dhe bashkëpunëtori i atentatit me makinë-bombë që vrau mamanë e tij, u përpoq në një intervistë me gazetën italiane "La Repubblica" të mërkurën, të shënjestronte opozitën duke garantuar se hetimet e fundit të gazetares hedhin akuza mbi opozitën.

"Është e pamendueshme që në një vend si Malta të vdesësh për punën tënde, në rastin e Caruana Galizia për atë që ajo ka shkruar", theksoi ai.

Muscat përsëriti se i kishte kërkuar Policisë Federale Amerikane (FBI-së) dhe shërbimeve europiane të sigurisë që të ndihmojnë për gjetjen e vrasësve. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore