ShBA, Rezerva Federale thotë se ekonomia ka shënuar rritje të butë

2017-10-19 10:10:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht ndikimeve shkatërruese të uraganeve në veprimtarinë ekonomike në disa zonë të ShBA-së, ekonomia e përgjithshme ka ruajtur prirjen e rritjes së moderuar, tha dje (18 tetor) në një raport Bordi i Rezervës Federale të ShBA-së.

Raporti thekson mungesat forcës së punë në treg, por pavarësisht kësaj presioni i rritjes së çmimeve mbetet relativisht i dobët. Dokumenti i Bankës Qendrore të ShBA-së thekson shkatërrimet e sjella nga stuhitë "Elma" dhe Harvey" duke dëmtuar rëndë infrastrukturën e telekomunikacionit, energjisë, bujqësisë etj, por pavarësisht këtyre shkatërrimeve, ekonomia e përgjithshme e vendit vazhdon të rritet.

Sektori i prodhimit dhe ai i shërbimeve monetare ka ruajtur prirjen e rritjes së moderuar.

Në lidhje me mungesën e forcës së punës në treg, shumica e ndërmarrjeve të pyetura thanë se gjendja e rekrutimit mbetet e ende serioze, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, transportit, prodhimit etj. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore