Eksportuesit kinezë ndihen optimistë për rritjen e biznesit vitin e ardhëm

2017-10-19 09:43:31 CRI Komenti juaj Printoni

Eksportuesit kinezë që morën pjesë në panairin tregtar më të madh të vendit shprehën më optimistë se gjashtë muaj më parë për të ardhmen e biznesit të tyre.

Rreth 25 mijë prodhues po i ekspozojnë prodhimet e tyre në Panairin e Kantonit në Guangzhou.

Në një sondazh me mbi 100 eksportues në panairit, 77 për qind e pjesëmarrëseve u shprehën optimistë për rritjen e porosive për vitin e ardhshëm, nga 70 për qind që ishte në muajin prill.

Chen Shanshan është përgjegjës i shitjeve i një kompanie që prodhon enë kuzhine.

"Nga vitin e kaluar deri tani, rritja jonë vjen si pasojë e kërkesës në tregjet e zhvilluar të Amerikës së Veriut dhe nga tregjet në zhvillim në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore. Vetëm tani porositë nga Europa po shfaqin shenja rimëkëmbjeje."

Të dhënat e hartuara nga Doganat e Kinës tregojnë një rritje prej 16 për qind të tregtisë së jashtme të vendit në tremujorin e parë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore