Rusi, Ksenia Sobçak kandidate për presidencialet 2018

2017-10-19 09:23:33 CRI Komenti juaj Printoni
Prezantuesja televizive ruse, Ksenia Sobçak, vajza e Anatoli Sobçak, ish-kryetarit të bashkisë së Shën Petërburgut, njëkohësisht kumbari politik i presidentit të tanishëm, Vladimir Putin, njoftoi kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ajo do të mbushë 36 vjeçe më 5 nëntor dhe në një letër drejtuar së përditshmes ekonomike "Vedomosti" shpjegon arsyet e zgjedhjes së saj.

"Pjesëmarrja ime në zgjedhje mund të jetë në të vërtetë një hap përpara drejt transformimit të vendit tonë, i cili ka shumë nevojë për këtë", thotë Sobçak.

Ksenia shton se kandidatura e saj mund të shihet si një zgjidhje kundër të gjithëve. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore