Një tjetër gjyqtar federal bllokon dekretin migrator të Trumpit

2017-10-19 09:22:41 CRI Komenti juaj Printoni
Një gjyqtar federal i shtetit amerikan Maryland pezulloi zbatimin e versionit të tretë të dekretit kundër imigracion të presidentit amerikan, Donald Trump, disa orë pas një gjykimi të ngjashëm të marrë dje nga një gjykatës i Havait.

Vendimi i gjyqtarit, Theodore Chuang ka gjithashtu një qasje kombëtare dhe do të bëhet objekt i një apelimi të menjëhershëm nga qeveria, që synon të ndalojë në mënyrë të përhershme kalimin e kufijve amerikanë për shtetasit e shtatë vendeve, myslimane në pjesën më të madhe.

"Ky version i fundit i dekretit migrator është vështirë të ndahet nga dekreti kundër myslimanëve dy herë i bllokuar", theksoi gjyqtari.

Ai ka ndaluar autoritetet të bllokojnë mbërritjen e udhëtarëve të huaj që kanë një marrëdhënie të vlefshme me një person apo entitet në SHBA.

Donald Trump i justifikoi tre dekretet e tij me motivet e sigurisë kombëtare. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore