Kina dënon sulmet e talibanëve në Afganistan

2017-10-19 20:01:52 CRI Komenti juaj Printoni
Kina është e tronditur nga numri i madh i viktimave që kanë shkaktuar një varg sulmesh në Afganistan dhe i dënon me forcë këto sulme, u shpreh të enjten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang.

Sipas njoftimeve, të martën forca të armatosura talibane kryen sulme në shumë provinca të Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 71 të vrarë e rreth 170 të plagosur.

Zëdhënësi Lu Kang u shpreh se Kina i kushton vëmendje përshkallëzimit të konfliktit në Afganistan dhe u bën thirrje palëve në vend të përkrahin procesin e pajtimit kombëtar, për të mbrojtur së bashku paqen dhe zhvillimin e vendit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore