Zhvillohet Festivali i 1-rë i Filmit Kinë-Afrikë

2017-10-19 18:09:27 CRI Komenti juaj Printoni
Ka përfunduar të mërkurën në Kejptaun të Afrikës së Jugut Festivali i 1-rë i Filmit Kinë-Afrikë.

Festivali u organizua nga Radio e Jashtme e Kinës (CRI), Akademia e Filmit e Pekinit dhe grupi mediatik "Global Max", me qëllim për të nxitur bashkëpunimin kinematografik kino-afrikan.

Kryetari ekzekutiv i Festivalit Rafig Samsodien shprehet se kjo ngjarje është e rëndësishme për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh:

"Është një arritje e rëndësishme për ne. Kulmimi i formimit nga të dy vendet të një partneriteti në kuadër të bashkëpunimit të vendeve të BRICS-it dhe fillimi i sipërmarrjeve të reja të përbashkëta është një gjë shumë e mirëpritur për industrinë e filmit. Ne duam ta shohim këtë si themel të mundësive të reja, të kanaleve të reja të shpërndarjes dhe partneriteteve të reja me homologët tanë kinezë."

Në festival u shfaqën një numër filmash kinezë e afrikanë, duke treguar zhvillimin e industrisë së filmit.

Veprimtaria tërhoqi regjisorë afrikanë dhe përfaqësues të sektorit kinematografik kinez.

E pranishme ishte edhe aktorja kineze Tao Hong, që ishte edhe ambasadore kulturore e Festivalit të Filmit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore