Kinë, të ardhurat e disponueshme për frymë rriten 9.1 për qind

2017-10-19 17:21:21 CRI Komenti juaj Printoni
Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës tregojnë se të ardhurat e disponueshme mesatare për frymë në Kinë në tre tremujorët e parë të vitit u rritën 9.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në më shumë se 19 mijë juanë (rreth 2 930 dollarë amerikanë).

Duke hequr inflacionin, rritja reale ishte 7.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se hendeku i të ardhurave midis banorëve të qytetit dhe të fshatit në Kinë po vazhdon të ngushtohet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore