12 vende të NATO-s, stërvitje ushtarake në Lituani

2017-10-18 09:12:09 CRI Komenti juaj Printoni

Mbi 2,300 trupa nga 12 vende të NATO-sdo të zhvillojnë një stërvitje ushtarake dyjavore "Iron wolf II" në Lituania, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.

Sipas ministrisë, stërvitja nis të mërkurën në pjesën qendrore e lindore të Lituanisë.

"Mbi 2,300 trupa nga 12 vende anëtare të NATO-s dhe staf i posaçëm nga Trupat Shumëkombëshe do të marrin pjesë në trajnim," thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Për dy javë, ushtarët lituanezë dhe trupat nga batalioni shumëkombësh i NATO-s (EFP) do të zhvillojnë një sërë operacionesh përfshi, ato të planifikimit, të mbrojtjes, ndërveprimit etj, deklaroi ministria.

Ky batalion i kryesuar nga Gjermania u vendos në Lituani më parë këtë vit dhe ka arritur kapacitetin e tij të plotë operacional në qershor.

Në qershor, në stërvitjen e parë ushtarake "Iron Wolf", morën pjesë rreth 5,000 ushtarë nga 10 vende të NATO-s. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore