Presidenti Trump përshëndet përparimin e Greqisë në takimin me Ciprasin

2017-10-18 08:51:18 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti të martën punën fantastike sipas tij, të bërë nga Greqia për të dalë nga vështirësitë ekonomike e financiare, gjatë pritjes së kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

"Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë, por ka bërë një punë fantastike për të përparuar dhe do të vazhdojnë të përparojnë", deklaroi Trump në praninë e Cipras, në Zyrën Ovale.

"Ne kemi një marrëdhënie të vjetër me Greqinë", shtoi presidenti amerikan.

"Ata kanë qenë miq të vërtetë, miq të besueshëm dhe aleatë", nënvizoi ai. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore