Kreu i BB-së: Vendet me të ardhura mesatare mund të mësojnë nga Kina

2017-10-13 10:02:22 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim tha të premten në Uashington se Kina ka zgjidhur problemin e vafërisë së 800 milionë banorëve. Vendet me të ardhura mesatare mund të mësojnë nga përvoja e Kinës në luftën e saj kundër varfërisë.

Ai theksoi se falë reformave ekonomike të Kinës dhe integrimit në tregun ndërkombëtar, përqindja e varfërisë ekstreme në botë u ul nga 40 në 10 dhe për këtë Kina ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm.

Kim shtoi se Banka Botërore po bashkëpunon ngusht me Kinën në shumë fusha, përfshi në sigurinë e shërbimeve shoqërore e shëndetësore të banorëve në rajone të thella. Ai nënvizoi se BB-ja po bashkëpunon me kompaninë kineze Alibaba për të zgjidhur vështirësitë financiare të kompanive të vogla e të mesme në vendet afrikane.

Mrekulli
Lajmet Kryesore