ShBA-ja tërhiqet nga UNESCO

2017-10-13 09:53:03 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA njoftoi të mërkurën vendimin për tërheqjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke akuzuar institucionin se ishte anti-izraelit.

ShBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, saktësoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB me seli në Paris.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje të thellë për vendimin e ShBA, i sapo shpallur për t'u tërhequr nga organizata e Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë.

Ajo tha se universaliteti është thelbësor në misionin e UNESCO-s për të ndërtuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përballë urrejtjes dhe dhunës përmes mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor.

Në fundin e tetorit të vitit 2011, UNESCO miratoi që Palestina të hyjë në këtë organizatë, vendim ky që u prit me pakënaqësi nga ShBA-ja dhe Izraeli. Menjëherë pas tërheqjes së Uashingtonit edhe Izraeli njoftoi tërheqjen e tij nga kjo organizatë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore